Konjufca në takim me homologun hungarez

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca ka zhvilluar takim me homologun hungarez, Laslzo Kover gjatë vizitës zyrtare në Budapest.

Në njoftimin e kuvendit thuhet se Konjufca dhe Kover u pajtuan lidhur me domosdoshmërinë e vazhdimit të politikës së zgjerimit të BE-së në Ballkanin Perëndimor.

Ndërsa, Konjufca ka kërkuar edhe mbështetjen e Hungarisë brenda BE-së për heqjen e regjimit të vizave për qytetarët e Republikës së Kosovës.

 “Kosova dhe Hungaria tashmë kanë një histori suksesi të bashkëpunimit ndërparlamentar dhe kjo marrëdhënie e shkëlqyer duhet të thellohet më tej”, ka thënë ai gjatë takimit.