Konjufca në takim komandantin e KFOR-it, diskutojnë për gjendjen e sigurisë

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, ka pritur sot në takim komandantin e përgjithshëm të KFOR-it, gjeneralmajor Franco Federici me të cilin kanë diskutuar për gjendjen aktuale të sigurisë, me theks të veçantë për masat e ndërmarra në pjesën veriore të vendit pas zbatimit të reciprocitetit për targat.

“Kryetari i Kuvendit teksa nënvizoi se Serbia mbetet burim destabiliteti në Kosovë e rajon, shprehu mirënjohje për kontributin e KFOR-it dhe domosdonë e thellimit të bashkëpunimit në ruajtjen e paqes dhe sigurisë në Republikën e Kosovës”, thuhet në komunikatë të lëshuar nga drejtoria për mardhënie me publikun e Kuvendit të Kosovës.