Konjufca: Motet ndërrohen por Republika e Kosovës mbetet e shenjtë

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca ka uruar vitin e ri.

Në një postim në Facebook Konjufca tha se motet ndërrohen por Republika e Kosovës mbetet e shenjtë dhe e paprekshme.

“Uroj që viti i ri të sjell në familjet tona më shumë shëndet e lumturi, gëzime e mbarësi, harmoni e shumë dashuri. Gjithashtu paqe, solidaritet e humanizëm, zhvillim dhe mirëqenie për të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës, motrat e vëllezërit tonë të kudondodhur dhe mbarë njerëzimin. Motet ndërrohen por Republika e Kosovës mbetet e shenjtë dhe e paprekshme. Gëzuar 2023!” ka shkruar Konjufca në Facebook.