Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca
Konjufca kritikon kabinetet e ministrave, u kërkon të jenë më të vëmendshëm - VIDEO
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca ka kritikuar kabintetet e ministrave të Qeverisë Kurti, duke iu kërkuar që të jenë më të vëmendshëm.
Konjufca e kërkoi një gjë të tillë gjatë seancës plenare më 30.10.2024, pasi që ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës Liburn Aliu nuk ishte i pranishëm për të prezantuar Projektligjin për Menaxhimin e Resurseve Ujore.
“Ministri Aliu ka pasur ta prezantojë këtë projektligj. Kështu që konstatoj se projektligji pa ministrin nuk mund të prezantohet. I ftojmë kabintetet e ministrave me këqyrë kur është seanca dhe kur i kanë projektligjet”- tha Konjufca pasi pyeti nëse Aliu ka deleguar dikë tjetër ta prezantojë këtë Projektligj.
Fillimisht, kryekuvendari tha se Komisioni Funksional për Mjedis e ka shqyrtuar Projekligjin dhe në parim ua ka rekomanduar miratimin e tij.
Koncentrim në votim, Konjufca u kërkoi deputetëve të mazhorancës edhe gjatë votimit të amandamenteve për Projektligjin për Këshillin e Sigurisë Publike.
“Mirë nëse mazhoranca i ka të gjithë deputetët në sallë, ju lutem të jeni më të koncentruar. Tash po i votojmë amandamentet e Komisionit Funksional”- tha Konjufca, pasi që edhe pse janë 61 deputetë të Vetëvendosjes në sallë, votuan vetëm 59, e më pas 61.