
Konjufca: Kosova nuk e ka më prioritet dialogun me Serbinë
10.10.2023 - 20:54
Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, ka theksuar se Kosova nuk e ka më prioritet dialogun me Serbinë.
Sipas tij, siguria e Kosovës është prioriteti i parë.
Kryeparlamentari Glauk Konjufca, i cili po qëndron për vizitë në Gjermani ka diskutuar me udhëheqës të Bundestagut për sulmin terrorist serb kundër Kosovës.
Pas takimeve që pati me presidenten e Bundestagut në Gjermani, Barbala Bas dhe komisionet për punë të Jashtme dhe të Mbrojtjes, kryeparlamentari ka deklaruar se Gjermania ka përgëzuar institucionet e Kosovë në reagimin e Policisë ndaj sulmit terrorist serb./RTK