Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Konjufca i dërgon letër Kurtit për mandatarin për kryeministër - DOKUMENT

Glauk Konjufca si ushtrues i detyrës së presidentit të Kosovës, nëpërmjet një letre drejtuar kryetarit të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti ka kërkuar që ky subjekt fitues i zgjedhjeve të 14 shkurtit ta propozoj mandatarin për Kryeministër.

Në letër, u. d. Konjufca, duke iu referuar dispozitave kushtetuese dhe njoftimit të KQZ-së për certifikimin e rezultateve të zgjedhjeve të 14 shkurtit, ka theksuar se Lëvizja Vetëvendosje ka fituar shumicën e nevojshme në Kuvend për ta krijuar Qeverinë e re.

Me 69 vota, Glauk Konjufca u zgjodh Kryetar i Kuvendit të Kosovës.

Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti sot në një prononcim për media tha se pret ftesë nga Glauk Konjufca për formimin e qeverisë së re.

Kuvendi i Kosovës ka mbajtur seancën konstituive të legjislaturës së tetë.

Në këto zgjedhje, Lëvizja Vetëvendosje ka fituar mbi 50 për qind të votave, duke siguruar 58 ulëse në Kuvend.

Sot pritet që të votohet edhe qeveria e re.