Konjufca: Hoti i ndihmon Kosovës me dorëheqje

Në 1 vjetorin e zgjedhjeve parlamentare në Kosovë, Lëvizja Vetëvendosje ka kërkuar dorëheqjen e kryeministrit aktual, Avdullah Hotit.

Nënkryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca tha se Hoti e ka një shancë të shkëlqyer për t’i ndihmuar Kosovës.

“E kjo shancë është me dhanë dorëheqje me ja lshu udhën popullit të Kosovës. Vullneti demokratik nuk vjedhet”, tha ai.

Konjufca tha se qytetarët është e qartë se nuk i besojnë qeverisë Hoti dhe rasti më ilustrativ sipas tij është keqmenaxhimi me pandeminë.

“Deri tash e keni pa se si iu është qasur COVID-it qeverisja e Avdullah Hotit. Qeveria nuk ka pas asnjë plan të ballafaqimit me COVID. Si rezultat i keqeverisjes së Hotit është kthimi prapa i shumicës së vedimeve të mira dhe pozitive që u morën gjatë kohës sa Kurti ishte kryeministër duke fillu prej ndryshimit të përbërjes së bordeve të korruptuara të ndërmarrjeve tona publike tash po vazhdojnë kompromiset e një pas njëshme të Hotit me PDK me AAK dhe NISMA-n”, tha ai.

Konjufca e përmendi edhe dialogun me Serbinë duke thënë se kjo qeveri është nënshtruar totalisht edhe nuk ka kurrfarë koncepti për mbrojtjen e interesit nacional të Kosovës.

“Është shumë e dëmshme tërheqja e kërkesës për njohje nga ana e kryeministrit Hoti”, shtoi ai.

Konjufca po ashtu foli lidhur me zgjedhjet eventuale duke thënë se është bërë dyfishimi elektoral në LVV.

“Mbështetja e LVV nga populli i Kosovës është dyfishu kjo po ndodh për faktin që qytetarët e Kosovës nuk kanë kufrafar iluzioni se çka paraqesin PDK, LDK e AAK. Atyre iu kanë hargju gjitha letrat e mashtrimeve. Letra e fundit e mashtrimit është LDK e cila mblodhi  vota për kandidaturën së Vjosa Osmanit të cilën ata mezi pritën që ta shkatërrojnë. Sa për PAN-in është heq iluzioni me 6 tetor sepse ata i qitën në opozitë”, shtoi ai.

Më 6 tetor të vitit të kaluar  ishin mbajtur Zgjedhjet Parlamanetare.Më 7 nëntor edhe KQZ-ja kishte shpallur rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të parakoshme ku fituese e zgjedhjeve ishte shpallur Lëviyja Vetëvendosje, e pasuar nga Lidhja Demokratike e Kosovës.

Më  2 shkurt 2020 Lëvizja Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike e Kosovës kanë nënshkruar marrëveshjen për koalicionin qeverisës në Kosovë.

Marrëveshja ishte nënshkruar nga liderët e të dy partive, Albin Kurti (Vetëvendosje) dhe Isa Mustafa (LDK).

Ndërsa me 25 mars të vitit 2020, me 82 vota për, 32 kundër dhe 1 abstenim, deputetët e Kuvendit të Kosovës kishin votuar mocionin e mosbesimit ndaj qeverisë së udhëhequr nga kryeministri, Albin Kurti e iniciuar nga LDK-ja.

Më 3 qershor me 61 vota pro, 24 vota kundër dhe 1 abstenim, në Kuvendin e Kosovës ishte votuar Qeveria e koalicionit LDK-AAK-Nisma-minoritetet, me kryeministër Avdullah Hotin.

KQZ shpall rezultatet e zgjedhjeve të 6 tetorit

Publiée par Kallxo.com sur Jeudi 7 novembre 2019