Glauk Konjufca, Foto: Facebook

Konjufca flet për sanksionet e Amerikës: E pranojmë, është një gjë e keqe për Kosovën

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca ka komentuar sanksionet e djeshme nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, për të cilin thotë se është një keqkuptim dhe se duhet ketë takime më të thella.

“Nuk është hera parë që po na ndodh kjo. Ishte edhe para dy viteve edhe çështja e reciprocitetit ku hasem në një gjuhë të ashpër nga ShBA-të në një qortim të ashpër. Kjo nuk është e mirë për ne, natyrisht. E pranojmë që është një gjë e keqe për Kosovën. Gjithçka që duhet të bëjmë mendoj është ta bëjmë një dialog të hapur me të gjithë miqtë dhe partnerët që t’i argumentojmë më mirë pozicionet tona”- tha ai.

Konjufca thotë se pozicioni i Kosovës nuk po kuptohet drejtë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

“Pozicionet tona nuk po kuptohen drejt nga ShBA-të, pozicionet tona janë se kryetarët atje kanë dhënë dorëheqje. Dorëheqjet atje nuk ishin për shkak të dhunës së Kosovës, nuk kemi bërë kurrfarë dhune mbi kryetarët e komunave kur ata u dorëhoqën vitin e kaluar. Institucionet mbetën vakante dhe ato janë komuna të Kosovës, nuk banojnë në qiell, i përkasin një shteti dhe atje nuk patëm zgjidhje vetëm t’i shpallim zgjedhjet pikërisht me dakordim të ShBA-të që zgjedhjet të shtyhen pesë muaj. Dy opsionet i kishim: ose të dëgjohej Vuçiqin ose të procedonim siç thotë Kushtetuta, ne e zgjidhëm versionin e dytë, nuk ka diskutim për këtë” – u deklarua ai.

“Natyrisht qe jemi të brengosur për situatën në veri të Kosovës mendoj se çdo qytetarë i Kosovës është në atë gjendje, kjo nuk do të thotë që ne duhet ta humbim fokusin. Kryefjala e situatës nuk është shqetësimi as brengosja por atësia jonë kapaciteti jonë për të kryer detyrat tona shtetërore edhe policia dhe institucionet e sigurisë ashtu që të sigurojnë qetësi dhe siguri në atë pjesë të vendit”- tha në mes tjerash Konjufca.

Zhvillimet në veri – Dita e tretë e protestave