Konjufca fillon takimet në Hagë, nesër takohet me Thaçin e Veselin

Kryeparlamentari Glauk Konjufca sot ka vizituar në Hagë ish-kryeparlamentarin Jakup Krasniqi e Pjetër Shalën, ndërsa është paralajmëruar se sot do të takohet edhe me Rexhep Selimin.

Shefi i kabinetit të Konjufcës, Ilir Kërçeli, përmes një njoftimi në Facebook ka paralajmëruar gjithashtu se nesër do t’i vizitojnë edhe nesër ish-presidentin Hashim Thaçi dhe ish-kryeparlamentarin Kadri Veseli, e po ashtu edhe të dënuarit nga shoqata e veteranëve të luftës Hysni Gucati e Nasim Haradinaj.

Kërçeli ka thënë se besojnë në pastërtinë e luftës së UÇK-së.

“Ne besojmë fuqishëm në pastërtinë e luftës çlirimtare të popullit tonë në krye me UÇK-në. Sikundër jemi të bindur se adresa e krimeve barbare dhe gjenocidit mbi popullin tonë është Serbia agresore, e pandëshkuar deri më tani. Të bashkuar me njëri tjetrin mbrojmë historinë e vendit tonë”, ka shkruar ai.

Konjufca të premten është nisur për në Hagë ku pati paralajmëruar se do t’i vizitojë ish-krerët e UÇK-së.