Konjufca e pret homologun e tij italian, flasin për projekte teknologjike

Ministri i Jashtëm i Kosovës, Glauk Konjfuca, ka pritur sot në takim homologun e tij italian, Luigi Di Maio.

Ky është takimi i parë i Konjufcës me ndonjë homolog në detyrën e tij të re si ministër i Punëve të Jashtme.

Ministri Italian, Di Maio që është më i ri në moshë se Konjufca tha se Italia do të vazhdojë ta mbështesë Kosovës ashtu siç ka bërë në vazhdimësi.

“Me ministrin Di Maio biseduam se si të thellojmë marrëdhëniet tona e si të fuqizojmë bashkëpunimin ekonomik”, tha Konjufca.

Ministri Konjufca tha se ka marrë mbështetje nga ministri Di Maio për projektet e Qeverisë për parqet teknologjike.

“Ministri Di Maoi ofroi mbështetje për projektet që i ka qeveria për parqet teknologjike. Di Maio ka qenë mbështetës për heqjen e regjimit te vizave. E falënderojmë edhe për prezencën ë trupave italiane me NATO-në në Kosovë”, shtoi Konjufca.

Ndërsa shefi i diplomacisë italiane njoftoi se do ta presë Konjufcën në një takim në Romë.

Maio poashtu ka uruar qeverinë e re dhe i ka ofruar bashkëpunimin e shtetit italian në projekte të përbashkëta dukë përmendur edhe dialogun Kosovë Serbi.

“Urime më të mira për Qeverinë e re. Jemi plotësisht të gatshëm të bashkëpunojmë. Italia nxit dhe e fton në dialog për procesin e paqes, një dialog maksimal mes Kosovëa dhe Serbisë”, tha në mes tjerash ai.

Sipas ministrit Maio, Italia dhe vendet e tjera të BE-së duhet ta mbështesin integrimin evropian të vendeve të Ballkanit Perendimor.