Konjufca deputetëve të LDK-së: Votoni qysh ju tha Vjosa Osmani

Ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Glauk Konjufca u ka bërë thirrje deputetëve të LDK-së, që ta dëgjojnë kryetaren e Kuvendit Vjosa Osmanin, e “të mos derdhin lot krokodili”.

“Për të gjithë ata që duan të derdhin lot krokodili për Vjosa Osmanin, vetëm votoni se qysh iu ka udhëzu ajo. Kjo është solidariteti ma i madh me të, mos derdhni lot krokodili, veç votoni qysh ka thanë ajo kundër mocionit. Qashtu e vërtetoni se sa e respektoni atë”, tha Konjfuca në seancën e sotme.

Reagimi i Konjufcës erdhi pasi që deputetja e LDK-së, Valentina Bunjaku shtroi pyetjen për Kryeministrin Albin Kurti  se pse nuk është dakorduar me Vjosa Osmanin për vendimin e shkarkimit të Agim Veliut.