Konjufca deputetëve: Mos pini cigare në hapësira të Kuvendit

Konjufca deputetëve: Mos pini cigare në hapësira të Kuvendit

Kryetari i Kuvendit të Kosovës u ka tërhequr vërejtjen deputetëve që pinë cigare brenda hapësirave të Kuvendit.

Konjufca tha se ka ankesa nga disa deputetë që tymi po hyn brenda sallës së seancës.

“E tërheqim vërejtjen për deputetët që po e ndezin cigare në hapësirat e Kuvendit të Republikës së Kosovës, sepse kemi ankesa nga shumë deputet që edhe tymi po hynë në seancën e Kuvendit. Duhani është shumë i dëmshëm për shëndetin, i ndaluar po se po, por edhe e dëmton shëndetin”, tha ai.