Konjufca deputetëve: Ju që po pini cigare në Kuvend, po më detyroni me ua thirrë inspektoratin

Kryeparlamentari Glauk Konjufca ka filluar seancën e sotme të Kuvendit duke ua tërhequr vërejtjen deputetëve për pirjen e cigares.

Konjufca ka thënë se ka marrë informata nga disa deputetë, se në bufenë e Kuvendit po konsumohet cigarja. Ai tha se nëse përsëritet prapë, do ta thërrasë Inspektoratin e Shtetit.

“Deputetë të shumtë po më tregojnë që në bufe po pihet shumë cigarja. Kjo është një sjellje e papranueshme dhe nëse veç edhe njëherë e kam një informatë që po pihet duhani në bufe, më detyroni me thirrë inspektoratin e shtetit” – u tha Konjufca deputetëve.

Kryetari i Kuvendit tha se kjo është sjellje e papranueshme pasi sipas tij në çdo institucion publik ndalohet pirja e duhanit.

“Kjo është me të vërtetë një sjellje e papranueshme. Në çdo hapësirë të Kuvendit dhe në çdo hapësirë të institucioneve publike ndalohet pirja e duhanit, kështu që kjo sjellje së pari të vlejë për përfaqësuesit e popullit” – tha nw mes tjerash kryetari i Kuvenidt.