Foto; Drejtoria për media e Kuvendit të Kosovës

Konjufca bën homazhe tek kompleksi memorial në Pastasel të Rahovecit

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca sot ka bërë homazhe në kompleksin memorial në Pastasel të Rahovecit, për të përkujtuar vrasjen e 106 martirëve të këtij fshati dhe fshatrave të tjerë përreth tij nga forcat serbe.

“Masakra në Pastasel të Komunës së Rahovecit, e kryer më 31 prill, 1999 shënon një prej masakrave më të mëdha që forcat serbe kanë kryer në Kosovë, ku në mesin e martirëve kishte fëmijë, gra dhe pleq”, thuhet në një njoftim nga  drejtoria për media të Kuvendit të Kosovës.

Në komunikatë gjithashtu thuhet se trupat e disa prej viktimave të këtij krimi edhe pas 23 vitesh mbesin të zhdukur me dhunë, dhe ende nuk ka asnjë serb të dënuar për krimet e bëra.