Konjfuca kërkon nga deputetët respektimin e masave kundër COVID-19

Kryetari i Kuvendit të Kosovës gjatë nisjes së seancës së Kuvendit të Kosovë kanë kërkuar nga deputetët që të respektojnë masat kundër pandemisë COVID-19,

Konjufca tha që deputetët duhet të jenë shembull për respektimin e këtyre masave.

“Kërkoj nga ju që t’i respektoni sa më shumë që është e mundshme masat që janë në fuqi kundër COVID-19 sepse vala e katërt e COVID-19 po iu afrohet edhe Kosovës. Kështu që ne deputetët duhet të jemi shembull i respektimit të masave kundër COVID-19 dhe mbrojtjes nga pandemia”, tha Konjufca.

Dje në Kosovë si pasojë e COVID-19 ka vdekur një person ndërsa gjashtë të tjerë janë infektuar me këtë virus.

Një i vdekur dhe gjashtë të infektuar me COVID-19 në 24 orët e fundit