Kongresmeni amerikan: Ka ardhur koha që Kosova të marrë respektin dhe njohjen e plotë

Kongresmeni amerikan, nga demokratët, Ritchie Torres ka uruar Kosovën në 14 vjetorin e Pavarësisë duke thënë se ka ardhur koha që Kosova të marrë respektin dhe njohjen e plotë të asaj që meriton një vend i pavarur.

Në videon e postuar në rrjetin social Tëitter, Torres ka theksuar se SHBA-të i detyrohen miqësisë me Kosovën që të qëndrojnë të vendosur për anëtarësimin e saj në BE dhe NATO.

“Ne i detyrohemi asaj miqësie, si dhe kauzës më të madhe të demokracisë, që të qëndrojmë të vendosur me Kosovën, pasi ajo kërkon njohje universale nga komuniteti ndërkombëtar dhe anëtarësim si në BE ashtu edhe në NATO. Ka ardhur koha që Kosova të marrë respektin dhe njohjen e plotë të asaj që meriton një vend i pavarur”, ka thënë Torres.

Torres në fjalim e tij ka thënë se Kosova ka ndërtuar një demokraci në zhvillim, në zemrën e së cilës Shtetet e Bashkuara zënë një vend të veçantë.

“Me krenari qëndroj para jush për të festuar Pavarësinë e 14-të të Kosovës, një nga kombet më të reja në botë. Ngritja nga rrënojat e spastrimit etnik në duart vrasëse të një prej diktatorëve më të këqij në shekullin e 20-të. Kosova ka ndërtuar një demokraci në zhvillim, në zemrën e së cilës Shtetet e Bashkuara zënë një vend të veçantë. Në të vërtetë, SHBA-ja nuk ka mik më të madh në Evropën Juglindore se Kosova, dhe Kosova nuk duhet të ketë mik më të madh në botë se SHBA”, ka thënë ai.