Kongresisti amerikan kujton personat e zhdukur nga lufta në Kosovë

Kongresisti amerikan, Ritchie Torres, ka kujtuar personat e zhdukur nga lufta e fundit në Kosovë.

Përmes rrjetit Twitter ai tha se në këtë ditë kombëtare ku nderohen të zhdukurit, qëndron me popullin e Kosovës në kërkim të drejtësisë për familjarët e tyre.

“27 prilli shënon ditën kombëtare të personave të zhdukur në Kosovë, ku nderohen personat e pagjetur nga lufta e Kosovës. Qëndroj me popullin e Kosovës në kërkesën e tyre për drejtësi për të humburit dhe familjet e tyre”, ka shkruar Torres.

 

Kongresisti Torres ka bërë thirrje edhe për njohje të plotë të Kosovës si dhe integrim të Kosovës në NATO e BE.

Përmes luleve kujtohen 1620 personat e zhdukur nga lufta e fundit në Kosovë