
Kongresi mundohet ta shmangë mbylljen, pasi hidhet poshtë Kërkesa e Donald Trumpit
Kongresi i Shteteve të Bashkuara po mundohet të shmangë mbylljen e pjesshme qeveritare të premten, disa orë pasi disa kongresistë republikanë refuzuan një Kërkesë të presidentit të zgjedhur, Donald Trump, që të përdoren masat për të hequr tavanin e Borxhit kombëtar – ka bërë të ditur Agjencia e Lajmeve, Reuters.
Kryetari i Dhomës së Përfaqësuesve, Mike Johnson është munduar të ndërmjetësojë, me qëllim që Kërkesa të mund të kalojë edhe në Dhomën e tij – me epërsi të ngushtë kontrolli të Republikanëve – edhe në Senatin me shumicë Demokratësh, me qëllim që e shtuna të mos e zërë vendin me mbyllje të pjesshme qeveritare.
“Ne kemi një plan.” – ka deklaruar Johnson para gazetarëve në Kapitol të premten. “Po presim vota këtë mëngjes.” – ka thënë ai, duke iu referuar kohës lokale amerikane.
Republikanët konservatorë kanë refuzuar të enjten Kërkesën e Trumpit për të ngritur tavanin e Borxhit, që do të mund të shtonte bilionë dollarë amerikane – duke e ngritur Borxhin kombëtar në 36 bilionë.
Trumpi, i cili muajin e ardhshëm merr drejtimin e vendit, ka ashpërsuar gjatë natës retorikën, duke bërë thirrje për suspendim pesëvjeçar të tavanit të borxhit amerikan, pasi disa anëtarë të Partisë së tij djathtiste kundërshtuan zgjatjen e mëhershme prej dy vjetësh.
“Kongresi duhet ta heqë qafe ose ta shtyjë deri më 2029 tavanin qesharak të borxhit. Pa këtë, ne kurrë nuk duhet të bëjmë ujdi.” – ka shkruar Trumpi në një postim në median e tij sociale, pak pas orës një të mëngjesit.
Një Marrëveshje e mëparshme dypartiake u prish pasi Trumpi dhe aleati i tij, Elon Musk, personi më i pasur në botë, dolën kundër saj të mërkurën.
Një alternativë e rishikuar me nxitim, e mbështetur nga Trumpi më pas, dështoi me një votim 174-235, të enjten mbrëma.
Kjo masë e rishikuar, në përgjithësi, do të mbante Buxhetin federal prej rreth 6.2 trilionë dollarësh, në nivelin aktual deri në mars dhe do të siguronte 100 miliardë dollarë ndihmë për fatkeqësitë. Por, ujdia hoqi masat e tjera të përfshira për të qetësuar demokratët, të cilët ende kontrollojnë Senatin e SHBA-së dhe Shtëpinë e Bardhë, edhe për katër javë të tjera.
Përgatiti: Rexhep Maloku – Kallxo.com