Konflikti në Ukrainë: Çmimet e naftës rriten pavarësisht masave emergjente

Çmimet e naftës janë rritur pavarësisht angazhimit për masa të reja, që synonin qetësimin e tregjeve pas pushtimit të Ukrainës.

Nafta e papërpunuar Brent, e njohur si standardi ndërkombëtar për çmimet e naftës, ka arritur në 113 dollarë për fuçi, duke shënuar nivelin më të lartë që nga qershori i vitit 2014.

Çmimi i naftës u rrit edhe pasi anëtarët e Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë, ranë dakord të lëshonin 60 milionë fuçi naftë nga rezervat e emergjencës. Rusia është një nga prodhuesit më të mëdhenj të energjisë në botë.

Si rezultat, shqetësimet për pushtimin e Ukrainës nga Rusia kanë shkaktuar shqetësime tek investitorët, se furnizimet me naftë ose gaz mund të preken.

Ndërkohë, çmimi i naftës amerikane “West Texas Intermediate bruto”, u rrit në pothuajse 109 dollarë për fuçi.

Shtetet e Bashkuara dhe 30 vende të tjera anëtare të Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë (IEA) ranë dakord ta lëshojnë naftën në një përpjekje për t’i stabilizuar tregjet e energjisë në mbarë botën.

“Ne jemi të përgatitur të përdorim çdo mjet në dispozicion për ta kufizuar ndërprerjen e furnizimit global me energji si rezultat i veprimeve të Presidentit Vladimir Putin”, tha të martën zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë Jen Psaki.

Psaki shtoi se Uashingtoni do të vazhdojë së përcjelluri se si ta përshpejtojë largimin e furnizimeve me energji nga Rusia.

Në një deklaratë tjetër nga Agjencia Ndërkombëtare vuri në dukje se pushtimi i Ukrainës erdhi kundër një “sfondi të tregjeve tashmë të ngushta globale të naftës, paqëndrueshmërisë së rritur të çmimeve, inventarëve komercialë që janë në nivelin e tyre më të ulët që nga viti 2014”.

Lëvizjet e çmimit të benzinës në Britaninë e Madhe përcaktohen kryesisht nga çmimi i naftës së papërpunuar, e cila është lënda e parë për karburant, dhe nga kursi i këmbimit mes dollarit dhe funtës, sepse nafta tregtohet në dollarë.

Të hënën, RAC tha se çmimi mesatar i benzinës ishte rritur në një rekord prej 1.51 funtësh  për litër të dielën, ndërsa nafta u rrit në 1.55 funta.

Jay Hatfield, shefi i investimeve në ICAP, tha se rritjet “dramatike” të çmimeve të parë globalisht nuk kanë gjasa të mbahen në të njëjtin avaz edhe pse nëse situata në Ukrainë bëhet më e qëndrueshme./BBC