Konflikt mes disa personave, të shtëna armësh në Bresje të Fushë-Kosovës

Policia e Kosovës njofton se dje rreth orës 19:30 është raportuar për një gjuajtje me armë zjarri në rrugën “Naim Syla” në Bresje, në Fushë-Kosovë.

Sipas njoftimit, si rezultat i një konflikti mes disa personave ka pasur të shtëna nga arma e zjarrit.

Policia thotë se pas hetimeve dhe ekzaminimit të vendngjarjes ka identifikuar të dyshuarit B.I. 30 vjeç dhe A.M. 22 vjeç.

Më tej, Policia njofton se është sekuestruar një revole të tipit “Zoraki”, të kalibrit 9 mm, e cila dyshohet të jetë arma e përdorur në rast.

Ndaj të dyshuarve me autorizim të prokurorit të shtetit, Policia thotë se është iniciuar hetim në drejtim të veprave penale “Përdorim i armës apo mjetit të rrezikshëm” si dhe “Sulm” për tu proceduar më tej.