Policia e Kosovës

Konfiskohet në Ferizaj një ‘Audi Q8’, ishte e vjedhur në një shtet tjetër

Një veturë e tipit “Audi Q8” është konfiskuar në Ferizaj nën dyshimin se njëjta është vjedhur në një shtet tjetër.

Në konsultim me prokurorin, vetura është konfiskuar nga një burrë me shtetësi të Kosovës, i cili ishte pronar i veturës.

Rasti ka ndodhur në Ferizaj më 6 qershor 2023, rreth orës 11:15.

Rasti është në procedurë hetimore.