Ilustrim: Foto: Adelina Ahmeti/ KALLXO.com
Konfiskohet kokainë në shëtitoren e një pavijoni në Burgun e Dubravës
07.12.2024 - 12:47
Një sasi prej 3.2 gramësh drogë, të llojit kokainë është gjetur dhe konfiskuar në Burgun e Dubravës në njërin nga pavijonet ku mbajnë dënimin persona të dënuar.
Policia ka njoftuar se më 06.12.2024 kanë marrë një raportim se gjatë një kontrolle rutinë nga oficerët korrektues në shëtitoren e pavijonit 3, janë gjetur disa paketime me lëndë narkotike.
Substanca e gjetur në pesë paketime të vogla sipas policisë është kokainë.
Për rastin është njoftuar edhe prokuroria ndërsa rasti është duke u hetuar edhe më tutje. Rasti është iniciuar si posedim i substancave narkotike.