Dogana e Kosovës, stolit e konfiskuara

Konfiskohet dukat në Aeroportin e Prishtinës

Dogana e Kosovës ka njoftuar se në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës ka konfiskuar ari e stoli në sasi mbi tre kilogramë.

Të njëjtit kanë thënë se janë konfiskuar stoli të ndryshme argjendi, stoli ari 18 karat, pllakëza për varëse qafe të ndryshme, kuti të ndryshme të zbrazëta dekorative për stoli të ndryshme dhe peshore që shërbejnë për matjet e stolive të ndryshme.

Tutje është treguar se ndaj personit të dyshuar është iniciuar kundërvajtje doganore.

Imazhet nga skaneri, stolit e fshehura