Kufiri Kosovë- Maqedoni e Veriut

Konfiskohen tridhjetë thasë duhan

Tridhjetë thasë me duhan i pafabrikuar, janë kapur nga Policia e Kosovës, në një automjet që kishte kaluar nga Maqedonia e Veriut në Kosovë. Njësitet Policore pasi kanë ndalur automjetin e dyshimtë, gjatë kontrollit kanë gjetur tridhjetë thasë (30) duhan. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Zhegër të Gjilanit.

Në lidhje me rastin është konsultuar Prokurori i Shtetit i cili e ka dërguar atë në procedurë të rregullt.

Malli i konfiskuar dhe vetura i janë dorëzuar Doganës së Kosovës, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës.