Foto: PK.

Konfiskohen rreth 70 metër kub dru që dyshohet se janë kontrabanduar nga Serbia

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka konfiskuar rreth 70 metra dru që dyshohet se janë kontrabanduara nga Serbia.

Sipas njoftimit, njësitë policore kufitare gjatë patrullimit të rregullt përgjatë vijës kufitare në fshatit Velegllavë, kanë hasur në një sasi të druve të llojeve të ndryshme, si: ahu, plepi dhe qershia, në sasi prej 70 metër kub.

“Pas gjetjes së kësaj sasie të druve, të cilat dyshohet se në territorin e Republikës së Kosovës janë sjellë nga territori i Serbisë, zyrtarët policorë kanë arritur të zbulojnë se kjo sasi e druve i përket të dyshuarit mashkull me iniciale A. L. viti i lindjes 1985” – thuhet në njoftim.

Po sipas njoftimit, me urdhër të prokurorit është iniciuar rasti ‘kontrabandim me mallra’.

Në vendngjarje, sipas policisë kanë dalë inspektorët qendrorë të Pylltarisë së

Kosovës, ndërsa sasia e druve është  konfiskuar t nga shërbimi doganor dhe dërgohet në terminalin Dheu i Bardhë.

Rasti, sipas policisë është duke u trajtuar sipas procedurave të mëtejme.

Foto: Policia e Kosovës

Foto: Policia e Kosovës