Ilustrim

Konfiskohen pushkë sportive në Podujevë

Një burrë nga Podujeva është shoqëruar në Polici.

Kjo pasi gjatë kontrollimit të shtëpisë së tij janë gjetur dhe sekuestruar një pushkë gjuetie dhe një pushkë sportive me 3 fishekë.

Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit i cili rekomandon që rasti të procedohet në procedurë të rregullt.