Ilustrim

Konfiskohen pajisje të lojërave ilegale të fatit në pesë lokacione në Skenderaj dhe Mitrovicë

Në pesë lokacione të ndryshme janë konfiskuar pajisje të lojërave të fatit.

Katër nga lokalet e në të cilat është bërë konfiskimi kanë qenë në Skenderaj, ndërsa konfiskimi tjetër është bërë në Mitrovicë.

Personat e dyshuar janë intervistuar dhe pas intervistimit me urdhër të prokurorit janë liruar në procedurë të rregullt.

Sipas Ligjit për Parandalimin e Lojërave të Fatit nga viti 2019 në Kosovë “ndalohen dhe mbyllen të gjitha lojërat e fatit në tërë territorin e Republikës së Kosovës.