Ilustrim (foto: reporter.al)

Konfiskohen mbi 80 kilogramë heroinë, ministri Sveçla përgëzon Policinë, Prokurorinë dhe Doganën për bashkëpunimin

Një aksion policor ka rezultuar me konfiskimin e 83.5 kilogramëve heroinë dhe arrestimin e dy personave.

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, përgëzoi Policinë, Prokurorinë dhe Doganat për bashkëpunimin.

Sipas tij, në këtë aksion janë arrestuar dy persona.

“Kur mes institucioneve të ndryshme egziston vullneti për bashkëpunim të sinqertë për të siguruar sundim të ligjit e luftë ndaj krimit të organizuar, rezultatet nuk mungojnë. Përgëzime Doganës, Policisë dhe Prokurorisë! 83.5 kilogram heroin më pak në treg, dy kriminel më shumë në burgjet e Kosovës”, është shprehur ministri Sveçla.

Detaje më të gjera të këtij aksioni do jepen në një konferencë për media nga Prokuroria e Ferizajt në ora 20:00.