Foto: Afrim Ejupi / KALLXO.com

Konfiskohen dy armë zjarri nga Policia e Kosovës ne Rajonin e Mitrovicës

Policia e Kosovës me 22.08.2024 dhe 23.08.2024 ka konfiskuar dy armë në Rajonin e Mitrovicës, në Vushtrri dhe në Mitrovicë.

Me 22.08.2024, rreth orës 14:45 Policia në Vushtrri ka pranuar informatën që një person posedon një armë “tytë të shkurtër”.

“Me urdhër te prokurorit kujdestar policia ka shkuar për kontrollim të shtëpisë të të dyshuarit A.H., 37-vjeçar, ku si provë materiale është konfiskuar një armë tyt shkurtër dhe një karikator me trembëdhjetë (13) fishekë.” – u tha në raportin e Policisë.

Të dyshuarit A.H. i është iniciuar rasti për veprën penale ‘Mbajtje në pronësi, kontroll të paautorizuar të armës’.

Ndërsa me 23.08.2024 rreth orës 05:56 në Mitrovicë, njësiti policore gjatë patrullimit kanë dëgjuar të shtëna armë zjarri dhe ka arritur të identifikojë lokacionin dhe personin e dyshuar.

“Në Mitrovicë, njësiti policor gjatë patrullimit kanë dëgjuar të shtëna me armë zjarri, ku dhe kanë arritur ta identifikojnë lokacionin dhe personin e dyshuar E.B., 32-vjeçar dhe si provë materiale kanë konfiskuar një pistoletë.” – thuhet në raport.

Tutje në raport thuhet se të dyshuarit në Mitrovicë i është iniciuar rasti për veprën penale ‘Përdorim i armës apo mjetit të rrezikshëm’.

Në raportin e Policisë thuhet se pas proceduarave intervistuesve me urdhër të prokurorëve të rasteve, të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt.