Konfiskohen dy armë te i dyshuari i cili postoi video në rrjetet sociale duke shtënë në natën e ndërrimit të viteve

Policia në Deçan gjatë ditës së djeshme ka ndërmarrë një aksion për arrestimin e një përsoni të dyshuar.

Aksioni është ndërmarrë pasi që Stacioni Policor në Deçan, ёshtё informuar se njё qytetar nё fshatin Prekolluk më 1 janar ka postuar njё incizim në rrjetet sociale duke shtёnё në ajёr me dy pistoleta.

“Pas një pune operativo-hetimore hetuesit e Stacionit Policor në Deçan kanё identifikuar tё dyshuarin i cili dyshohet se me datën 01.01.2021 rreth orës 00:05 kishte shtёnё ne ajër me dy pistoleta nё oborrin e tij dhe se këtë veprim e kishte incizuar dhe postuar nё rrjete sociale”, thuhet në njoftim.

Gjatë ditës së djeshme në fshatin Prekolluk, Policia ka bërë të ditur se hetuesit kanё kryer një kontroll në shtëpinë e tё dyshuarit SH. H., 35 vjeçar.

“Tek i dyshuari janë gjetur dhe janë konfiskuar një pistoletё XDM-9, dy karikator i sё njejtёs armё dhe 22 fishekё cal. 9x 19 mm, një pistoletё Ekol me gas, njё karikator i sё njëjtёs armë dhe 8 fishekё”, thuhet në njoftimin e policisë.

Tutje është bërë e ditur se i dyshuari për këtë rast nuk ёshtё arrestuar pasi qё gjendet jashtё shtetit.

“Nё koordinim tё plotё me Prokurorin e shtetit ёshtё iniciuar rasti “Përdorim i armës apo mjetit te rrezikshëm” dhe “mbajtje në pronësi ose kontroll posedim të pa autorizuar te armës”, njofton Policia.