Konfiskohen disa substanca narkotike dhe arrestohen disa persona në Prizren

Policia e Kosovës ka njoftuar se më 7 gusht, në rrugën “Enver Haradinaj”, në Prizren, janë arrestuar tre djem dhe një vajzë me shtetësi kosovare si dhe një vajzë, shtetase e Turqisë, pasi në veturën e tyre janë gjetur dhe konfiskuar substanca narkotike.

“Gjatë kontrollit të tyre dhe veturës së tyre janë gjetur dhe konfiskuar 3.79 gram substancë narkotike e llojit ‘Marihuanë’, 5.71 gram substancë narkotike e llojit ‘Ekstazi’, 0.49 gram substancë narkotike e llojit ‘Speed’ dhe tri shishe të mbushura me substancë narkotike e llojit ‘GBL’”- është thënë në njoftim të policisë.

Sipas policisë, me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt.