Konfiskohen disa armë, të dyshuarit kishin shtënë gjatë festës së Vitit të Ri

Policia e Kosovës njofton se ka identifikuar një person i cili gjatë festës së Vitit të Ri kishte shtënë me armë zjarri.

Sipas Policisë, i dyshuari nga Suhareka kishte pranuar një vepër të tillë.

“Pas informatave të grumbulluara janë identifikuar edhe dy të dyshuar tjerë meshkuj kosovarë”, njofton Policia.

Policia njofton se lidhur me këto raste janë gjetur dhe konfiskuar tri revole dhe me vendim të prokurorit rasti ka shkuar në procedurë të rregullt.

Ndërsa edhe në Mamushë është identifikuar një person që gjatë festës kishte shtënë me armë zjarri.

Policia njofton se nga i njëjti janë konfiskuar një pushkë gjuetie dhe një revole.

“Me vendim të prokurorit pas intervistimit rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet më tutje.