Konfiskohen barna pa banderola në Graçanicë

Tri paketa me barna pa banderola të Republikës së Kosovës i janë konfiskuar një të dyshuari në Graçanicë.

Sipas raportit ditor të Policisë, mbrëmë rreth orës 21:25 gjatë kontrollit në veturën e të dyshuarit i janë gjetur tri paketa barna të llojeve të ndryshme pa banderola.

Me urdhër të prokurorit kujdestar është bërë konfiskimi i barnave.

Rasti është iniciuar në procedurë të rregullt.

Rasti është hapur si shmangie nga pagesa e tarifave të detyrueshme doganore.