
Foto: Xhelal Sveçla/Facebook
Konfiskohen 272 paisje për prodhim të kriptovalutave, arrestohet një person (FOTO)
Policia e Kosovës më kërkesë të Doganës ka organizuar një aksion ku janë konfiskuar 272 paisje për prodhim të kriptovalutave dhe është arrestuar një person.
Aksioni u zhvillua në afërsi të fshatit Trebice të Leposaviqit.
Këtë e ka bërë të ditur ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla. Sveçla ka njoftuar aksioni u zhvillua dhe përfundoi pa incidente.
“Aksione të këtilla do të vazhdojnë deri në implementimin e plotë të vendimit të Kuvendit dhe Qeverisë së Republikës”, ka shkruar ai në Fcebook.
Qeveria e Kosovës ditë më parë kishte marrë vendim lidhur me ndalimin e prodhimit të kriptovalutave për shkak të gjendjes emergjente me furnizim me energji në të cilën ndodhet Kosova.
Ditë më parë Policia e Kosovës kishte konfiskuar tre aparate për prodhim të kriptovalutave në Podujevë.
Kallxo Pernime kishte publikuar hulumtimin se si në katër komunat veriore është duke lulëzuar veprimtaria e prodhimit të kryptovalutave përmes pajisjeve teknologjike të cilat shpenzojnë sasi të madhe të energjisë elektrike.
Katër komunat veriore, Mitrovicë e Veriut, Zubin Potok, Zveçan e Leposaviq tash e disa vite nuk paguajnë energji elektrike dhe kjo i ka bërë këto qytete shënjestër e grupeve që merren me këtë veprimtari.
Më poshtë mund ta gjeni emisionin e plotë që është publikuar në maj të këtij viti.