Konfiskohen 20 pajisje per kriptovaluta ne Zubin Potok. FOTO: KALLXO.com

Konfiskohen 20 pajisje për kriptovaluta në Zubin Potok

20 pajisje për kriptovaluta janë konfiskuar gjatë një aksioni që është ndërmarrë gjatë ditës së sotme në vendin e quajtur Velji/Veli Brijeg në Zubin Potok.

Rastin e ka konfirmuar për KALLXO.com zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës për rajonin e veriut, Veton Elshani.

Ai tha se policia kishte pranuar informacione në lidhje me këto pajisje dhe gjatë ditës së sotme ka kryer bastisje në një lokacion në Velji Brijeg.

Për rastin është njoftuar edhe Dogana e Kosovës.