Konfiskohen 1,150 teste për COVID – 19 nga oficeret doganor

Janë konfiskuar 1,150 teste të shpejta për COVID – 19 nga oficerët doganor, të cilat nga një shtetas i Kosovës u provua të kontrabandoheshin e të futeshin në Kosovë nëpërmes pikës kufitare Dheu i Bardhë.

Këto teste u gjetën në automjetin i cili po vinte nga Serbia e që vozitej nga një shtetas i Kosovës.

“Vetura është selektuar për kontroll të detajuar ku Dogana është asistuar edhe nga Policia dhe gjatë kontrollit janë gjetur të padeklaruara një sasi e testeve të shpejta për COVID-19”, thuhet në komunikatën e Doganës së Kosovës.

Sasia e testeve të konfiskuara janë këto:

  1. Nasocheck Comfort SARS-COV-2 Antigen-Schnelltest. Gjithsej 446 copë
  2. Singclean IVD COVID-19 Test Kit (Colloidal Gold Method). Gjithsej 39 copë
  3. LUNGENE COVID-19 Antigen Rapid tes. Gjithsej 16 KompleteX5, 80 copë
  4. Vicesars-COV-2 Antigen rapid test-20pce. Gjithsej 585 copë.

Sipas Doganës, ndaj personit përgjegjës është iniciuar procedura kundërvajtëse.