Konfiskohen 11 kilogramë marihuanë në veri të Kosovës, ndalohet një person

Një person është arrestuar në veri të Kosovës për posedim të paautorizuar të marihuanës.

Sipas të dhënave, Policia e Kosovës ka konfiskuar 11 kilogramë drogë të llojit marihuanë.

Lajmin për KALLXO e ka konfirmuar prokurori i rastit, Naim Beka.

“Po e kemi konfiskuar, 1 person është i ndaluar. Për më shumë zëdhënësja është për këto punë”, ka thënë prokurori Beka.

KALLXO.com merr vesh se i arrestuari është i nacionalitetit serb.