Konfirmon Policia, 12 policë të infektuar me COVID-19 në Prizren

19 raste gjithsej janë konfirmuar me coronavirus vetëm gjatë ditës së sotme në Komunën e Prizrenit.

Nga 19 rastet 12 janë zyrtarë policorë.

Lajmin e ka konfirmuar Zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Prizrenit, Shaban Osmanollaj.

“Po mund të ju konfirmoj që i kemi 12 policë që kanë dalë pozitivë. Të njëjtit janë në vetizolim”, tha Osmanollaj për KALLXO.com.

Tutje ai shtoi se gjatë ditës së nesërme do të testohen edhe 23 policë të tjerë.

Vetëm sot, sipas Osmanollajt, nga 20 mostrat që janë marrë nga zyrtarët policorë, 12 kanë dalë pozitivë.

Gjithashtu sipas tij nga nesër do të fillojë edhe gjurimimi i kontakteve të zyrtarëve policorë që kanë rezultuar me COVID-19.