Foto: REL/AFP

Konfirmohet viktima e parë nga koronavirusi në Evropë

Një turist kinez ka vdekur në Francë pasi i njëjti ishte diagonostifkuar me virusin vdekjeprurës koronavirus.

Viktima ishte një burrë 80 vjeçar nga provinca Hubei i Kinës. Kështu ka thënë Ministri Francez i Shëndetësisë, Agnès Buzyn, raporton BBC.

Burri arriti në Francë më 16 janar dhe u vendos në karantinë në spitalin në Paris në 25 janar.

Vetëm tre vdekje ishin raportuar më parë jashtë Kinës ku edhe nisi virusi, pra në Hong Kong, Filipine dhe Japoni.

Megjithatë, më shumë se 1 mije e 500 njerëz kanë vdekur nga virusi brenda Kinës, kryesisht në Hubei ku u shfaq për herë të parë.

2 mijë e 641 persona të tjerë janë konfirmuar rishtas si të infektuar, duke e çuar numrin e të infektuarve të Kinës në 66,492.

Në fund të janarit, Franca u bë vendi i parë evropian që konfirmoi rastet e virusit.

Ka pasur 11 raste të konfirmuara të sëmundjes, të quajtura zyrtarisht Covid-19. Gjashtë persona mbeten në spital.

Burri 80 vjeçar kishte qenë në një gjendje kritike në spitalin Bichat në veri të Parisit, tha ministri i shëndetësisë. Ai vdiq nga një infeksion i mushkërive për shkak të koronavirusit.

Vajza e 80 vjeçarit është në mesin e të infektuarve, por ajo po shërohet, raporton BBC.

Pesë nga rastet e konfirmuara të koronavirusit në Francë janë shtetas britanikë që kapën virusin në një shtëpi në një vendpushim të skive.

Jashtë territorit të Kinës, ka pasur më shumë se 500 raste në 24 vende. /BBC