Konfirmohet rasti i parë me COVID-19 në Mitrovicën e Jugut

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike ka njoftuar se nga 243 mostra të testuara sot, 7 prej tyre kanë dalë pozitive me virusin COVID-19.

Njëri nga 7 rastet është në komunën e Mitrovicës së Jugut. Ky është rasti i parë me coronavirus të ri në këtë komunë.

Ndërsa rastet e tjera janë 5 në komunën e Prizrenit dhe një në fshatin Ramjan të Vitisë.

Në total numri i të prekurve me COVID-19 në Kosovë ka arritur në 806, 271 janë të shëruar dhe 22 kanë vdekur.

Testohen 243 mostra për COVID-19, këto janë rezultatet