Lajm i Fundit, Coronavirus

Konfirmohet rasti i parë me COVID-19 në Ansamblin 'Shota'

Një punëtor i Ansamblit Kombëtar të Këngëve dhe Valleve “Shota” ka dal pozitiv me  COVID-19. Ky është rasti i parë i shënur me coronavirus në ansamblin ‘Shota’ dhe i dyti në institucionet kulturore, pas rastit të Galerisë Kombëtare.

Shefqet Gjocaj, drejtor i Ansamblit ‘Shota’, ka pohuar për KALLXO.com se një punëtor i “Shotës” ka dalë pozitiv me COVID-19.

Ai ka thënë se pas konfirmimit të rastit nga Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik ka informuar stafin dhe Ministrinë e Kuturës dhe pritet testimi i stafit që kanë pasur kontaktit me punëtorin që doli pozitiv.

“Janë gjithsej 12 veta që kanë pasur kontakt me personin e infektuar, ne e kemi dërguar listën në IKSHP dhe Instituti  ka mbetur të na tregojë se kur mund të bëjm testimet”, ka thënë Gjocaj për KALLXO.com.