Konfirmohet edhe një rast me coronavirus në Kosovë

Një rast i ri me coronavirus është konfirmuar pak pas mesnatës.

Sipas njoftimit të Institutit të Shëndetit Publik, personi i prekur është një grua e ardhur nga Londra në Kosovë gjatë ditës së djeshme.

ISHP ka njoftuar se gjendja e saj është stabile.

“Deri tani nē laboratoret e IKSHPK u testuan 271 persona prej të cilëve kanë rezultuar 16 pozitiv në SARS CoV-2”, thuhet në njoftimin e ISHP-së.

ISHP tutje shton se “ në këtë situatë vetëdija dhe ndihma e juaj është e domosdoshme. Mbani distancë nga tjetri. Reduktoni daljet veç në raste emergjente. Ndiqni rekomandimet nga Ministria e Shëndetësisë dhe Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik”.

Deri sot 16 raste janë konfirmuar me coronavirus në Kosovë.

Gjithashtu në Kosovë është shpallur gjendje emergjente e shëndetit publik.