Arkiv - Foto: Kallxo.com
Konfirmohet aktakuza për sulm seksual ndaj ish-ministrit Baliq
Gjykata e Pejës e ka konfirmuar aktakuzën për sulm seksual ndaj ish-ministrit Numan Baliq.
Lajmin për KALLXO.com e ka konfirmuar zëdhënësja e gjykatës, Tringa Zhuti.
Baliq po akuzohet se duke u ushtruar detyrën e mjekut në Spitalin e Pejës ka keqpërdorur gjendjen e të dëmtuarës për qëllime seksuale.
Kallxo.com e ka kontaktuar edhe mbrojtësen të akuzuarit Baliq, avokaten Aurora Mulhaxha.
Mulhaxha tha se Gjykata e Pejës e ka konfirmuar aktakuzën, ndërsa rasti tash është apeluar në Gjykatën e Apelit.
Ish ministri i Shëndetësisë, Numan Baliq, ishte deklaruar se nuk e ndjen veten fajtor në akuzat e Prokurorisë së Pejës.
“Nuk e pranoj fajësinë dhe nuk ndihem fajtor fare”, pati deklaruar Baliq në seancë e mbajtur ndaj tij më 06.10.2020.
“Po du me theksu një vërtetë të madhe, asgjë nuk ka ndodhur ashtu me forcë”, pati deklaruar Baliq.
Sipas prokurorisë, i akuzuari e kishte cytur viktimën që ta prekë me qëllime seksuale pa pëlqimin e saj.
Aktakuza thotë se viktima kishte arritur që të largohet nga ai, duke kërkuar ndihmë fillimisht nga rojet e sigurisë, e më pas e kishte lajmëruar rastin në polici.
Ish-ministri Numan Baliq në gjyq për sulm seksual: Asgjë nuk ka ndodhur ashtu me forcë