Konfirmohet aktakuza për rastin e të miturës nga Drenasi

Gjykata e Prishtinës e ka konfirmuar aktakuzën për gjashtë të akuzuarit lidhur me keqpërdorimin seksual të të miturës në Drenas.

Të akuzuar në këtë rast janë avokati Gazmend Halilaj, polici Vesel Veseli, arsimtari Shkëlzen Gjekaj, Ibrahim Rexhepi, Hysen Hoxha dhe Fatmir Caraku.

“Refuzohen si i pabazuar kundërshtimet e mbrojtësve të të pandehurve Shkelzen Gjekaj, av.Fehmie Gashi Bytyqi, Vesel Veselit, Av.Tahir Rrecaj, dhe Bekim Kafexholli, Gazmend Halilaj, av.Ibrahim Dobruna dhe Bledar Gashi, Ibrahim Rexhepi, av.Agon Rrecaj Hysen Hoxha, av.Ahmet Gjinovci dhe kundërshtimi i të pandehurit Fatmir Caraku” thuhet në aktvendimin e gjykatës se Prishtinës të siguruar nga KALLXO.com.

KALLXO.com ka kontaktuar me mbrojtësin e të akuzuarit Gazmend Halilaj, avokati Bledar Gashi i cili tha se ai edhe avokati Ibrahim Dobruna do të apelojnë këtë vendim në Gjykatën e Apelit.

“Klienti im është plotësisht i pafajshëm dhe kjodo të vërtetohet në fund të procesit gjyqësor,” tha avokati Gashi.

Skandali i abuzimit seksual në Drenas, mesazhet që e ndërlidhin avokatin me dyshimet