COVID-19 Ilustrim: Naser Fejza

Konfirmohet 11 raste të reja me COVID-19 në Kosovë

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se në 24 orët e fundit nuk është shënuar asnjë vdekje nga COVID-19.

Gjithashtu në 24 orët e fundit, janë konfirmuar 11 raste të reja nga 646 testime të kryera.

Në 24 orët e fundit janë dhënë 136 doza të vaksinës kundër COVID-19 kurse prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.827.781 doza të vaksinës.

Deri më sot 822.573 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë ndërsa janë dhënë 102.326 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksinës kundër COVID-19.

Në total numri i rasteve aktive është 339.