COVID-19 - Ilustrim: Naser Fejza

Konfirmohen tri raste të reja me COVID-19 në Kosovë

Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka njoftuar se në 24 orët e fundit, tre qytetarë kanë rezultuar pozitivë me virusin COVID-19 duke e çuar numrin e rasteve aktive në 447.

Sipas IKSHPK, në këtë periudhë kohore nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes prej këtij virusi.

Sa i përket vaksinimit, të dhënat tregojnë se në 24 orët e fundit janë dhënë 54 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Kurse, prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1,824,629 doza të vaksinës.

Lidhur me numrin e dozave është bërë e ditur se deri më sot 821,459 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Ndërsa, sa i përket vaksinimit me doza përforcuese dhe doza të treta të vaksines kundër COVID-19 është bërë e ditur se ky numër deri më sot arrin shifrën prej 100,926 dozash.

Sipas ministrisë, sot janë shëruar 28 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 224,295.