COVID-19 - Ilustrim: Naser Fejza

Konfirmohen nëntë raste të reja me COVID-19 në Kosovë

Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka njoftuar se në nga 468 testime, nëntë qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19 dhe se nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.

Sa i përket vaksinimit, të dhënat tregojnë se në 24 orët e fundit janë dhënë 86 doza të vaksinës kundër COVID-19.

“Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.828.791 doza të vaksinës. Deri më sot 822.958 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë. Deri më sot janë dhënë 102.666 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksinës kundër COVID-19” është thënë tutje në njoftim.

Sipas këtyre të dhënave, sot janë shëruar 20 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 225.072.

Ndërkaq, në total numri i rasteve aktive me coronavirus është 127.