Topografi nga Mitrovica e Veriut. 09.06.15, Mitrovica. Photo: Atdhe Mulla

Konfirmohen edhe tri raste me COVID-19 në veri të Kosovës

Sot janë konfirmuar edhe tri raste të reja me COVID-19 në komunat veriore të Kosovës, duke e rritur numrin në 35 raste të konfirmuara me COVID-19 në këto komuna, raporton Kossev.

Nga 23 persona të testuar, tre raste kanë rezultuar pozitiv, dy nga Mitrovica e Veriut, dhe një rast nga Komuna e Zveçanit.

Sot në Laboratorin Mikrobiologjik në Serbi janë dërguar edhe 29 mostra të personave tjerë, për të cilat priten rezultatet sot në mbrëmje.

Në Qendrën e Studentëve janë hospitalizuar 19 pacientë, ndërsa dy pacientë janë në Klinikën Infektive në Beograd, tre pacientë në Klinikën Infektive në Nish, dhe 8 pacientë në Klinikën Infektive në Mitrovicën e Veriut.

Nga të gjitha rastet asnjë pacient nuk është në trajtim me respiratorë apo në rrezik për jetë.

Komuna e Mitrovicës së Veriut dhe Zveçani që nga dita e premte në ora 18:00 janë shpallur zonë karantinë  sipas vendimit të shtabit të emergjencave të këtyre dy komunave, dhe siç vërtetuar nga Prishtina, saktësisht Ministri i Shëndetësisë Arben Vitia vendimi është marrë në koordinim të plotë ndërmjet institucioneve të Prishtinës dhe komunave veriore, dhe ky bashkëpunim dhe koordinim po vazhdon edhe më tutje, raporton Kossev.

Sot u njoftua se Infektologët dhe epidemiologët nga Universiteti i Prishtinës në Mitrovicën e Veriut do t’i bashkohen shtabit të krizave emergjente, për t’u ndihmuar në ndalimin e përhapjes së virusit dhe për t’i ofruar ndihmë në trajtimin e personave të prekur nga COVID-19.