COVID-19 Ilustrim: Naser Fejza

Konfirmohen 6 raste të reja me COVID-19

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se në 24 orët e fundit janë konfirmuar 6 raste të reja pozitive me COVID-19  prej gjithsej 99 testimeve të kryera.

Ndërsa gjatë kësaj kohe nuk ka pasur asnjë rast të vdekjes prej këtij virusi. Numrit të të shëruarve nga COVID-19 janë shtuar edhe të tjerë.

Sipas të dhënave, janë aktualisht në Kosovë 44 raste aktive me COVID-19, kurse brenda 24 orëve të fundit janë vaksinuar 24 persona.