Konfirmohen 413 raste të reja me COVID-19

Ministria e Shëndetësisë së Kosovës ka njoftuar se në 24 orët e fundit janë konfirmuar 413 raste të reja pozitive me COVID-19 nga 1,476 testime të kryera.

Sipas ministrisë, gjatë kësaj kohe nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes prej COVID-19.

Të dhënat e publikuara nga MSH-ja tregojnë se në 24 orët e fundit janë vaksinuar 67 persona, 331 janë shëruar kurse numri i rasteve aktive është 5,732 persona.